Vrasja e 20 vjeçarit nga policia greke/ Komuniteti rom bllokon rrugët, qëllojnë me gurë drejt unifomrave blu

0

Ditën e djeshme një 20-vjeçar i komunitetit rom është vrarë nga policia greke. I riu ndërroi jetë pasi u qëllua nga uniformat blu të cilat ishin vënë në ndjekje të tij pasi ky i fundit në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin vjedhur një automjet.

Ata shpërfillën sinjalin e policisë për të ndaluar duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas një ndjekje në zonën e Peramës automjeti ku po udhëtonte 20-vjeçari, u bllokua nga policia.

Disa miq të tij kanë shpërndarë video në Tik Tok, duke shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.

Shumë pjesëtarë të komunitetit rom kanë organizuar protesta duke bllokuar rrugët kryesore në qytete të ndryshme në të gjithë vendin dhe duke i vënë flakën gomave. Ata kërcënojnë se në rast se nuk vihet drejtësia në vend, do të përshkallëzojnë lëvizjet e tyre,

Ata kanë qëlluar me gurë forcat e policisë, ndërsa prej tyre dogjën një automjet në Attiki Odos. Shtatë oficerët e policisë që u përfshinë në ndjekjen e përgjakshme në Peramë do të dalin para hetuesve të mërkurën e ardhshme. Ata do të përballen me akuzën e vrasës.

Gjatë ngjarjes së një dite më parë u regjistruan më shumë se 30 të shtëna armësh. Armët e zjarrit të përdorura nga policia janë dërguar në drejtorinë e hetimit për verifikim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu