Në Komisionin e Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, raportoi mbi vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj në një burg në dhjetor të vitit të kaluar. Hetimet për këtë rast ende vazhdojnë.
Deputeti i opozitës, Ferdinand Xhaferri, reagoi ashpër ndaj kësaj ngjarjeje, duke kritikuar sistemin e burgjeve për degradim dhe për kushtet e papranueshme që janë zbuluar, përfshirë faktin që burgu i Peqinit ishte trajtuar si një “hotel me 5 yje” për të dënuarit. Xhaferri kërkoi reforma të menjëhershme dhe përmirësime në kushtet e burgjeve.
Drejtori i Burgjeve: Më datë 15 dhjetor 2023 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin u vra një i burgosur me armë zjarri pistoletë nga një i burgosur tjetër. Lidhur me këtë ngjarje, rrethanat e kryerjes, bashkëpunimit dhe mënyra si kishte hyrë arma kontrabandë burgut, po kryhet një hetim i thelluar nga Prokuroria. Disa punonjës janë marrë nën hetim lidhur me veprimet dhe ndërveprimet e tyre, por deri tani nuk janë përfunduar hetimet. Sa i përket veprimeve të ndërmarra nga Drejtoria e Burgjeve është kryer një analizë e thelluar dhe ka filluar hetimi administrativ deri në përfundimin e hetimit penal.
Ferdinand Xhaferri: Në dhjetor 2023 kemi një nga periudhat më të errëta lidhur me Drejtorinë e Burgjeve, futen armë, vriten të burgosur, ekspozohen shkresa që burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me yje, ekspozohen raporte që burg i sigurisë së lartë në Durrës ishte kthyer në hotel me 5 yje për të burgosurit e korruptuar të politikës. Këto flasin për një degradim që s’ka shpatulla ta mbajë drejtori i burgjeve dhe ministri i Brendshëm, përgjegjësia është te kryeministri.
Ai droni do ikte me porosi nëpër korridore për të shkuar nëpër dhoma, apo do ulej në sistemin e ajrimit. 2023 viti më i errët i historisë së tranzicionit lidhur me burgjet. Për 9 muaj nuk paska përgjigje, si bosët e krimit komandojnë drejtuesit e politikës. Nëse ke ndonjë gjë më shumë për të thënë se tregohu i sinqertë dhe thuaj i kalon shpatullat dhe kompetencat e mia dhe shkoni se përgjigjen e keni më lart.
Drejtori i Burgjeve: Janë marrë masa të menjëhershme pas ngjarjes dhe veprimet e punonjësve të policisë pas ngjarjes së rëndë. Asnjë nga punonjësit e policisë nuk e ka lënë detyrën por kanë vepruar deri në neturalizmin e autorit. Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe në Itali, Greqi, Meksikë.