Vr*asja e Egli Progës, gjykata lë në burg tre dëshmitarët!

0

Gjykata e Korçës la në fuqi masën e arrestit me burg për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës.

Në seancën për njohjen e masës së sigurisë të tre të arrestuarit, Voltan Shkullaku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, mohuan të kenë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë.

Avokatët mbrojtës kundërshtuan kërkesën e Prokurorisë për ‘arrest me burg’ duke kërkuar detyrim paraqitje sepse sipas tyre të proceduarit ishin paraqitur rregullisht para oficerit të prokurorisë gjyqësore.

Pamjet e serverit të kamerave të sigurisë së lokalit të Voltan Shkullakut janë ekspertuar në Bullgari dhe pritet edhe rikthimi i pamjeve.

Tre dëshmitarët ishin lënë më herët në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Prokuroria e Korçës ka konkluduar se ka ndërhyrje ne kamerën e brendshme të lokalit ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga.

Ndërsa organi hetimor bën me dije se është në procesin e kthimit të pamjeve policia e Korçës, ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e tyre pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi Egli Proga , 42 vjeç.

Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Mbrëmjen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42 vjeçari Egli Proga baba i dy fëmijëve u dhunua për vdekje nga Denis Meçe ndërsa autori u largua nga vendngjarja.

Ai u arrestua vetëm disa ditë më vonë ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu