Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ Erion Alibej: I gatshëm të flas

0

Erion Alibej është thirrur për të dëshmuar në Gjykatës e Posaçme Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Procesi këtë të martë zhvillohej për vrasjen e Runajt që u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 2020.

Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teks ai pyetur nga gjykata për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër.

“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”.

Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej këmbenguli , se problemi familjar sapo kishte ndodhur. Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që t’i jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.

Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që konstatuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt. Latif e Mariglen Daka babë e bir, thanë se ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu