Vrasja e kryekamarierit nga klienti për tavolinën/ Flet shoku i viktimës: Debat i momentit, nuk njiheshin përpara

0

Redi Doçi, shef kuzhine në një restorant në Elbasan i cili për disa vite ka punuar me Gazment Kurmakun, që vdiq pasi u qëllua nga Erjon Llapushi, detaje nga ngjarja e rëndë. Ai deklaroi se nga informacionet që ka, mes autorit dhe viktimës nuk ka pasur konflikt të mëparshëm por vetëm një debat momental që është përshkallëzuar në përplasje fizike duke sjellë edhe fundin tragjik për 50-vjeçarin.

“Një djalë aktiv në fushën e kulinarisë. Ka investuar gjithë jetën në fushën e kulinarisë. Për shkak të korrektësisë ka qenë i punësuar në disa prej restoranteve më të mirë në qytet. Ka qenë si pedagog për kamerierët.

Nuk e di si ka nisur ngjarja. Ka pasur debat momenti, nuk jam shumë i informuar për këtë pjesë. Ka qenë punë momentale. Debat. Më shumë nuk di. Nuk kam qenë në restorant në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Aktualisht punoj në një restorant tjetër”, deklaroi ai.

Kurmakun, ai e cilësoi familjar të rregullt nga një familje kamarierësh që kishte investuar shumë në profesionin e tij. Doçi u ndal edhe tek vështirësitë me të cilët hasen kamarierët nëpër lokale.

“Gazi ishte familjar i rregullt dhe vinte nga një familje kamarierësh. Nuk besoj se kishin njohje me njëri tjetrin. Gazi nuk e njihte më përpara. Ne në kuzhinë kemi më pak risk se kamarieri. Nuk kemi direkt lidhje me klientin. Klientët i duan pak gjërat shpejt në kohë rekord”, tha ai.

Në datë 2 Tetor Gazment Kurmaku, i cili ishte shef shërbimi në një kompleks në Labinot në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit, u qëllua me grushte dhe sende të forta nga një klient, i cili nuk pranoi faktin që tavolinë ku ishte ulur ishte rezervuar.

Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e njoftoi se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi kundërshtoi dhe debati agravoi. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, Llapushi e goditi Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ra duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë në “vdekje klinike”. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, mbrëmjen e sotme ai ndërroi jetë. Ndërkohë që autori i plagosjes me pasojë vdekjen, Erjon Llapushi është ende në arrati./Abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu