Vrasja e Pllanajt/ Gazetari i njohur i kronikës: Shkodra nuk ka njisha

0

Vrasja e 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj, mbrëmjen e kaluar në Shkodër nëpërmjet një ekzekutimi mafioz dhe të pamëshirshëm duke derdhur mbi makinën e tij 120 plumba, përveç tronditjes në opinionin e qytetit është shoqëruar edhe me komente të shumta në rrjet.

Gazetari i njohur i kronikës së zezë, Artan Hoxha, njohës i mirë i krimit jo vetëm në këtë qytet, nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale shkruan se pavarësisht se kolegët e kronikës e cilësojnë Bardhok Pllanajn si “Kumbari”, në këtë qytet nuk mund të flitet për “Njisha”.

Më 1 dhjetor 2021, media shkroi, se u vra “i forti” i Shkodrës. Sot në mbrëmje, sërish media shkroi, se u vra “kumbari” i Shkodrës…Sa herë duhet ta shkruaj?!

Kolegë, korrigjoni titullin, historia i ka dhënë të drejtë, batutës:

Shkodra, nuk ka njisha….Edhe pas vrasjes se radhës, e njëjta gjë do të shkruhet…Por sërish, Shkodra, nuk do të ketë njisha…”, shkruan Hoxha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu