Klevis Alla është dënuar sot me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin, ndërkohë që i ka hequr dhe statusin e të bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Klevis Alla u vu në pranga dhe pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar se ku ishin fshehur armët që u përdorën në vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe të Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdias, ngjarje të ndodhura njëra pas tjetër në vitin 2020, në Durrës.
Ai ka rrëfyer se ka qenë shofer në vrasjen e vëllezërve Haxhia, ndërsa për ekzekutimin e dy të tjerëve ka marrë informacione nga grupi. Ishte dëshmia e Allës që nxori në dritë përfshirjen e Talo Çelës dhe të Nuredin Dumani në këto krime, ngjarje që dyshohet se kanë si bazë prishjen e pazareve për paratë e grabitura në Rinas.