Vr*asja në Tiranë/ 56-vjeçari dhe i vëllai, pronarë të një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, ja çfarë panë dëshmitarët

0

TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë ku viktimë ka mbetur 56-vjeçari Bujar Nasufi, i paskeduar më parë nga policia, i cili është qëlluar në makinë ku ndodhej vetëm. Mësohet se ai së bashku me vëllain e tij ishte pronarë i një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Paraprakisht dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi teksa dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar. Ndërkohë një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit/ëve.