Vrau ish të dashurën për t’i provuar dashurinë partneres së re, i riu pranon gjithçka në polici

0

Një i ri ka vrarë ish të dashurën e tij për të provuar dashurinë ndaj partneres së tij të re, sipas prokurorëve në Rusi.

Autori Aleksey Petrov, 20 vjeç, dyshohet se ka joshur ish të dashurën Anastasia Pospelova dhe e ka çuar në pyll nga ku edhe e ka vrarë.

Raportet thonë se Petrov dhe e dashura e tij e re Yekaterina Karpova, 20 vjeç, e ftuan Anastasia-n të bënte një festë së bashku, më 14 qershor.

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Suzun në rajonin jugor të Novosibirsk.

Pasi ajo pranoi, dyshja e çuan në pyll ku ndezën një zjarr dhe filluan të pinin alkool.

Ndërkohë Petrov nxori një thikë nga xhepi dhe e goditi me thikë Anastasia-n disa herë, por viktima e tmerruar arriti ta shmangte dhe iku e gjakosur nga plagët e saj.

Ajo telefonoi një mik duke i kërkuar ndihmë, pastaj u përpoq të fshihej në pyll, por u gjet dhe u sulmua përsëri.

Këtë herë Petrov e goditi atë në gjoks me thikë, derisa e la të vdekur.

Pastaj ai dhe Karpova fshehën kufomën në shkurre dhe u kthyen në fshat, ku njoftuan se Anastasia ishte zhdukur.

Menjëherë pas kësaj, policia gjeti trupin e viktimës e cila mbante shenja të një vdekjeje të dhunshme.

Gjatë marrjes në pyetje, Petrov dhe Karpova rrëfyen dhe pranuan krimin, tha policia.

Burimi:Mirror|JOQ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu