Vrau përgjegjësin britanik me hekurin e skelës, 24-vjeçari shqiptar shpallet fajtor

0

Një shtetas shqiptar është shpallur fajtor për vrasjen e përgjegjësit të tij britanik në prill të vitit 2018.

Sipas mediave të huaja mësohet se shtetasi Elton Sefa, 24 vjeç , pas një hetimi të gjatë është shpallur fajtor gjatë një senace gjyqësore në Old Bailey.

Sefa më 17 prill të vitit 2018, gjatë një zënke të çastit vrau përgjegjësin e vendit ku punonte, 47-vjeçarin Ëoodëard dhe më pas u arratis drejt Shqipërisë.

Gjatë momentit të vrasjes dyshja ishin duke punuar për një projekt në Hatton Garden, Londër, Sefa i dha fund Ëoodëard me një shtizë metalike skele dhe e la të vdiste në katin e katërt të ndërtesës.

Pas sulmit Sefa kapi një aeroplan për në Amsterdam përpara se të udhëtonte për në Shqipëri, ku u arrestua në Shkurt të 2019. Ai u soll përsëri në MB në janar të 2020 për t’u përballur me gjyqin.

Avokatët e 24-vjeçarit u përpoqën të mbrojnë atë me argumentin se gjendja e tij psikiatria nuk ishte e mirë, argument i cili u hodh poshtë nga gjykata.

Gjyqi i Sefës do të zhvillohet më 8 Korrik ku pritet të jepet vendimi përfundimtar për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu