Vrau serbin një vit më parë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Spanjë

0

SPANJË- Një shqiptar i shumëkërkuar ka rënë në prangat e policisë spanjolle. Ai akuzohet për vrasjen e një serbi. Shqiptari përdorte një identitet italian dhe është vënë në pranga në orët e para të së martës së kaluar në një operacion special me njësitë elitare të Gardës Civile në Almera.

Ai ndodhej në shtëpi dhe kur pa policinë që iu fut brenda, u përpoq të arratisej nga çatia por nuk ia doli.

Më 13 korrik të vitit të kaluar, shqiptari ka qenë pjesë e një grupi prej rreth shtatë personash që u takuan në një zonë për tu sqaruar për një konflikt lidhur me trafikun e drogës. Por, në konflikt e sipër, shqiptari hapi zjarr ndaj 43-vjeçarit serb dhe shoqëruesit të tij. 43-vjeçari serb vdiq, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur.

Garda Civile arrestoi 5 persona për këto ngjarje, nga të cilët dy u lanë të lirë me akuzë, tre të tjerë mbetën në burg. Atyre tashmë u bashkohet edhe shqiptari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu