Vrau vogëlushen me skafin e tij, Arjan Tase mund të dënohet me gjobë, ose deri në 5 vite burg

0

Arjan Tase, polic në detyrë dhe njëherësh ish-shefi i komisariatit të Himarës, i cili përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, mund të dënohet nga gjobë, deri në 5 vite burg për tragjedinë e shkaktuar.

Kjo pasi ndaj tij është ngritur vetëm akuza e vrasjes nga pakujdesia, e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg.

Neni 85- Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vdekjen e 7-vjeçares ditën e djeshme në plazhin e Potamit, ku i ka komunikuar masën e arrestit policit Arjan Tase. Ky i fundit do të akuzohet për vrasjen nga pakujdesia.

AMP deklaron se Tase ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur.

Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu