Vriten me armë zjarri dy vëllezërit Olldashi. (Foto, emrat). Njoftimi i Policisë

0

Gjendet të pajetë trupat e dy vëllezërve në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq.

Bëhet fjalë për shtetasit Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31 vjeç.

Sipas Policisë, këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së 7 dhjetorit dhe deri në gjetjen e trupave të pajetë nuk ka patur asnjë informacion për ta.

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, ndërsa forca operacione nga Korça dhe efektivë të Komisariatit të Maliqit kanë nisur krehjen e zonës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa mësohet se njëri prej tyre, Andrea Olldashi, ka qenë disa herë me burg për vjedhje, kryesisht banesash.

Policia: “Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A.O, 33 vjeç dhe M.O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020“.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu