Vritet me thikë nga shoku 15 vjeçari shqiptar që studionte për mjekësi

0

 

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Prizren, ku u vra me thikë një adolëshent 15 vjeç, nga një bashkëmoshatar i tij.

Policia njoftoi se i riu me iniciale L.B., ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bënte ballë plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika.

Shokë dhe të afërm të viktimës kanë publikuar fotografinë e tij në rrjete sociale, teksa janë lutur që 15 vjeçari të shpërblehet me xhehnet.

Mësohet se viktima ishte nxënës i shkollës së Mjekësisë.

“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë rast, mëngjesin e së martës në Prizren do të organizohet një protestë dhe do të bojkotohet për dy orë mësimi nëpër shkolla./ Panorama/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu