Vuçiç jep dorëheqjen nga kreu i partisë SNS: Nga nesër do të jem vetëm president i qytetarëve

0

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka organizuar sot një miting në Beograd pasi firmosi urdhrin për gatishmërinë ushtarake të vendit duke përfituar kështu edhe nga tensionet në Kosovë. Ai ka njoftuar se dorëheqjen si kreu i partisë SNS (Partia Përparimtare Serbe), duke u shprehur se nga nesër detyra e tij do të jetë vetëm si lideri i vendit dhe i qytetarëve.

“Kjo është mbrëmja e fundit kur ju drejtohem si kryetar i SNS-së, anëtar besnik dhe besnik i së cilës do të jem, por nga nesër do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Serbisë, por jo edhe i partisë politike”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Vuçiç tha se aksioni i ditës së sotme nga Forcat Speciale të Kosovës sipas tij ishte i planifikuar dhe si përgjigjie njoftoi mbledhje të Këshillit të Sigurisë ditën e nesërme, shkruan Kurir.rs.

“Sot, sikur të ishin duke pritur për këtë ditë, për një numër të madh të burrave nga veriu që të vijnë në Beograd, që të sulmojnë ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviç”, tha ai.

Ai kritikoi edhe shtetet e QUINT-it duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë situata nuk do të kishte shkuar deri në këtë gjendje që është tani.

“Dhe përfaqësuesit e Quintës heshtën për të gjitha këto, por nuk patëm krizë më të madhe dhe më të vështirë, sapo të përfundojë mbledhja do të kemi një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kam frikë nga shumë gjëra të këqija sepse e di me kë kemi të bëjmë. Ne kemi nevojë për unitet dhe bashkim më shumë se kurrë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu