VW synon të investojë miliarda euro në teknologji të reja në Kinë

0

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen tha se po planifikonte një investim të madh në zhvillimin e teknologjisë së makinave me vet-ngarje në Kinë, tregu më i madh i automjeteve në botë.

Divizioni i softuerit të VW Cariad dhe partneri i saj i ardhshëm kinez Horizon Robotics konfirmuan se do të formojnë një sipërmarrje të përbashkët, e cila do të fokusohet në softuerët e specializuar dhe mikroçipet për ngarje autonome.

Gjermanët duan të investojnë rreth 2.4 miliardë euro (2.3 miliardë dollarë) në projekt në tërësi dhe të mbajnë 60% të aksioneve në kompaninë e re.

Nëse autoritetet miratojnë, sipërmarrja e re pritet të nisë në gjysmën e parë të vitit 2023.

‘’Horizon Robotics’’, me qendër në kryeqytetin kinez, merret kryesisht me inteligjencën artificiale, mësimin e makinerive dhe platformat e rrjeteve për sistemet e trafikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu