West Ham e ka seriozisht, gati të ofrojë 30 mln.paundë për Armando Brojën

0

ANGLI – West Ham e ka seriozisht me Armando Brojën. Klubi londinez kërkon të vërë nën urdhrat e David Moyes sulmuesin e kombëtares shqiptare, për të cilin, sipas ‘Sky Sport’, është gati të ofrojë 30 milionë paundë për kartonin e tij.

West Ham dëshiron të intensifikojë tratativat për 21-vjeçarin, pavarësisht dyshimeve për të ardhmen e disa prej drejtuesve të Chelseas, që ka në zotërim kartonin e futbollistit.

Armando Broja ra në sy me paraqitjet e tij këtë sezon me fanelën e Southamptonit, ku ishte dhënë në formë huazimi, me 9 gola të shënuar në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me ‘Shenjtorët’, që dëshirojnë të rinovonin me të.

Ditë më parë vetë Broja nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi largimin nga Southamptoni për t’u kthyer të Chelsea dhe tani është West Hami që dëshiron të marrë shërbimet e tij.

Trajneri David Moyes kërkon të përforcojë akoma më shumë skuadrën e tij për impenjimet e saj jo vetëm në Premier League, por edhe në Conference League dhe Broja është një prej futbollistëve që pëlqehet nga trajneri i ‘Hammers’-ave përsa i përket repartit të sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu