Xavi: Jemi të trishtuar dhe të zemëruar, meritonim fitoren. Ancelotti: Ishte ndeshje e vuajtur mes të barabartësh

0

Carlo Ancelotti shijon suksesin përballë Barcelonës, për të kjo nuk ishte ndeshja më e rëndësishme, por ishte thelbësore të siguronin një biletë për në finale: “Ishte një ndeshje e vuajtur mes të barabartësh. Ishte një ndeshje argëtuese dhe pse në pankinë vuan gjithnjë. E meritonim ta fitonim këtë ndeshje, mund të mbroheshim më mirë por Barcelona zhvilloi një ndeshje të madhe. Ishte një ndeshje e rëndësishme për të gjithë, nuk është më e rëndësishmja në botë, por ishte një fitore e madhe”.

Ndryshe nga Ancelotti, Xavi mendon se ekipi i tij meritonte diçka më shumë nga kjo sfidë: “Shpesh rezultati të jep të drejtë, por këtë herë nuk ishte kështu, por sigurisht tregoi se ku duhet të përmirësohemi. Kam ndjesi të çuditshme pas këtij takimi pasi mendoj se mund të fitonim, të vjen keq, për këtë arsye jemi të zemëruar dhe të trishtuar”, u shpreh pas ndeshjes trajneri i Barcelonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu