Ylli i Milanit, Ibrahimoviç, blen pikturën e artistit shqiptar, paguan shumën marramendëse

0

Ylli i Milanit, Ibrahimoviç, blen pikturën e artistit shqiptar, me shumën marramendëse.

Agron Hoti është një artist shqiptar shumë i suksesshëm me disa nga veprat e tij që kanë bërë bujë përtej kufijve. Pikërisht një prej veprave të tij i ka rënë në sy edhe shumë prej yjeve të futbollit si Cristiano Ronaldo, Francesco Totti, Luca Toni e disa të tjerë dhe së fundmi është gjiganti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic që bashkohet në listën e admiruesve të tij.

Suedezi ka blerë një pikture nga Hoti e cila përfshin momentet më të mira në karrierën e Ibrahimovic. Këtë gjë e bën të ditur vetë piktori i cili ishte i ftuar në emisionin e drejtuar nga moderatori Alban Musa në ABC. Teksa Hoti po fliste për pikturën e shitur, moderatori e pyet për çmimin.

“Mbi 10 mijë euro?”, pyet Musa

“Aq kushton një pikturë normale.”- përgjigjet piktori.

“Mbi 50 mijë atëherë?”- pyet përsëri moderatori, i cili më pas merr përgjigjen finale nga Hoti. “Mbaje aty dorën. Ishte rastësi, në galerinë time në Verona, kam përballë personin që bëri dorëzimin e punës së Ibrahimović. Ishte komplet rastësi. Ky personi bëri kontaktin.

Piktura përfshin momentet më të bukura të tij ku luan futboll, të fitoreve dhe humbjeve. Ka ngelur i mahnitur. Ndërsa Ronaldos i sajova pesë kupat e Champions, ia bëra në një tabol dhe tha se sot kjo punë do të shkojë urgjent në Torino. E kanë marrë me autobus”, u shpreh piktori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu