Yuri Kim shijon bregdetin e qytetit të Vlorës, një ditë pas ekzekutimit të Delon Troqes

0

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka shkuar sot në qytetin bregdetar të Vlorës, një ditë pasi ky vend u trondti nga një atentat mafioz, si pasojë e të cili mbeti i vrarë Delon Troqe.

Në disa postime në Instagram, Kim shihet mjaft e qeshur krah grave e burrave të Vlorës. “Mirëdita nga Vlora,”- shkruan Kim krah fotos, pa dhënë asnjë shpjegim më tej për arsyen e kësaj vizite.

Ditët e fundit, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e angazhuar për stërvitjen e “Defender Europe 21”, që po zhvillohet në Shqipëri. Ndërsa Vlora u trondit një natë më parë nga një krim i rëndë. Eldon Troqe, 38 vjeç u vra me breshëri kallashnikovi në lagjen “Pavarësia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu