Zbardhen detajet nga gjyqi për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla -, “Vuan nga një sëmundje e parikuperueshme, s’mund të jetë në sallë”

0

Të tjera detaje zbardhen sot nga gjyqi ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku ky i fundit mungonte për arsye shëndetësore. Llalla kërkon shpalljen e pafajësisë ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë, por me një tjetër turp gjykuese.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për ‘News24’, ka treguar detaje nga 62 faqet me argumentet e mbrojtjes që avokati Sokol Hazizaj bëri në sallën e gjyqit për klientin e tij. Sipas Hazizajt, Llalla nuk mund të ishte i pranishëm në sallë para togave të zeza pasi është në regjim spitalor, “pasi vuan nga një sëmundje e parikuperueshme.”

Madje avokati paraqiti për trupën gjyqësore dhe një ekspertizë mjekësore që provonte faktin se Llalla ishte hospitalizuar dhe se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lala tha mes të tjerash se prej 30 minutash trupa gjykuese është mbyllur në dhomën e këshillimit, ku dhe pritet që sot të jepet vendimi, nëse do të pranohen provat e avokatit, apo do të tërhiqen për të dhënë një vendim përfundimtar për Llallën.

Kujtojmë se Adriatik Llalla është zyrtari më i lartë shqiptar që ëshë dënuar nga GJKKO me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, ndërkohë që hetimet nisën që në 2018-ën. Ndërkohë, Spak kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu