Zbardhet plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, autori i gjuati me kallash, ata iu përgjigjën me pistoletë. Sa gëzhoja u gjetën në vendngjarje

0

Zbardhet plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, autori i gjuati me kallash, ata iu përgjigjën me pistoletë. Sa gëzhoja u gjetën në vendngjarje

Është zbardhur përplasja me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy vëllezër.

Burime bëjnë me dije se nga konflikti me armë mes 3 shtetasve mbetën të plagosur vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçi, të cilëve u është komunikuar ndalimi në ambientet e spitalit.

Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim shtetasin Besim Perkola. Perkola ka qëlluar me automatik ndaj dy vëllezërve ndërkohë që keta dy të fundit i janë përgjigjur me armë zjarri pistoletë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja, që janë nxjerrë nga të dyja armët.

Policia ka ndaluar si të përfshirë në këtë ngjarje edhe dy vëllezërit Doçi, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Besim Perkola është banues në fshatin Bardhaj në Shkodër, ndërkohë që Policia vijon punën për kapjen e tij.

Dy vëllezërit i përkasin familjes shkodrane Doçi, të cilët janë emra të lakuar për policinë, por edhe për operacionet e OFL-së.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me të afërmin e tyre Gentian Doçi i cili akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz, apo konflikti ka ndodhur per motive banale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu