Zbardhet raporti i Prokurorisë së Përgjithshme: Ja sa persona u vunë në pranga (DETAJET)

0

 

Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur raportin e vitit 2020. Në raport, thuhet se në pranga janë vënë 709 persona.

Arrestimi i tyre është bërë me anë të përdorimit të mjeteve të posaçme hetimore, në zbatim të kritereve ligjore.

Të arrestuarit kanë qenë të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë publike, kundër jetës dhe kundër autoritetit të shtetit, dhe për vepra penale kundër lirisë së personit, në fushën e narkotikëve, korrupsion e shpërdorimit të detyrës, trafiqeve apo vepra të tjera të rënda, duke parandaluar kështu pasoja e mëtejshme për shtetin dhe shtetasit.

Gjithashtu në raportin e vitit 2020 Prokuroria e Përgjithshme thotë se gjatë vitit që lamë pas 80% e hetimeve për pastrim parash janë pushuar, ndërsa vetëm 20% e personave të marrë të pandehur janë dërguar për gjykim. Sipas raportit gjatë vitit që lamë pas u vunë në përgjim 3500 persona, të cilët janë hetuar për vepra të ndryshme penale.

Referuar raportit thuhet se janë ekzekutuar gjithsej 1570 vendime për përgjimet e autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 730 autorizime të prokurorit.

Veprat penale për të cilat këta persona janë përgjuar nga ana e prokurorisë janë nga më të ndryshmet, ku numrin më të lartë e ze trafiku i lëndeve narkotike. Për të gjithe këta persona te venë ne përgjim janë venë në hetim parparak nga institucioni i akuzës.

(E.H/Faxweb.al)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu