“Zbrit poshtë se ta tregoj unë”/ Si nisi konflikti mes fqinjëve në Tiranë, viktima i foli pas sherrit për parkingun me një grua, ja biseda e fundit para se të vdiste nga hemorragjia

0

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 56-vjeçar gjeti vdekjen pasi u qëllua me grushte nga fqinji

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se viktima Nikolin Staka, 56 vjeç, me profesion mësues, lindur në Laç dhe banues prej një muaji me qira në Tiranë ka jetuar në Belgjikë më parë.

Ditën e ngjarjes ai ka parë nga ballkoni i katit të dytë të banesës që fqinji i tij Alban Meneri po debatonte me një grua për punë parkimi, dhe i ka folur nga lart.

“Çfarë bën, si nuk të vjen zor që zihesh me gra”, mësohet t’i ketë thënë viktima 51-vjeçarit. Ky i fundit i është përgjigjur duke i kërkuar të zbresë poshtë.

“Zbrit poshtë se ta tregoj unë”, ka thënë autori.
Pasi janë takuar në sheshin poshtë pallatit, Mëneri e ka qëlluar me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë Nikolinin dhe ka ikur nga vendi. Ditën tjetër, pra ditën e djeshme 56-vjeçari Staka është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas hetimeve dyshohet se ai ka vdekur nga hemorragjia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu