Zbulohet arsyeja e vdekjes së Nehat Kullës

0

U raportua si arrest kardiak shkaku i vdekjes së Nehat Kullës i cili ishte vetëquajtur “Gjeneral” në kohën e trazirave të ‘97-ës.

Por mësohet se Kulla ka qënë po ashtu i infektuar me koronavirus ndërsa kujtojmë se disa javë më herët prej pandemisë ndërroi jetë vëllai i tij, Ramazan Kulla.

Burime bëjnë me dije se Kulla ishte pozitiv me COVID-19, infeksion të cilin e ka marrë nga vëllai i tij.

Ai u dërgua në Sanatorium në gjendje të rënduar dhe vështirësi në frymëmarrje.

Iu mor tamponi, por refuzoi që të shtrohej, edhe pse kishte pneumoni bilaterale intersticiale.

Mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00. Nisur nga fakti që Kulla ishte pozitiv në COVID-19, varrimi i tij duhet të zhvillohet në protokolle sigurie të forta, ku ndalohet pjesëmarrja e shumë personave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu