Zbulohet kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit që e tradhtoi për 6 vite resht. I përfshirë në “masakrën e ish-Bllokut”

0

Dy ditë më parë, aktorja Arjola Demiri ka folur për jetën e saj dhe vështirësitë që ka kaluar dhe kjo për shkak të problemeve në familje që i lindën pas tradhtisë bashkëshortore.

Në Big Brother VIP ajo ka pranuar publikisht se ish bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe se e ka tradhtuar për 6 vite me radhë.

Ato vite nuk kanë qenë aspak të lehta për aktoren, nënën e tre fëmijëve e cila në luftë me depresionin ka tentuar edhe vetëvrasjen, prej të cilës e ka shpëtuar nëna e saj.

Por kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit?

Burime për Albeu.com ka mësuar se ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Ai është personazh i njohur për mediat dhe botën e krimit.

Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.

Po ashtu bëhet e ditur se Ajax Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.

Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pasi ajo nuk ka patur një celebrim me ligj me të.


CFARE RREFEU ARJOA DEMIRI PER JETEN E SAJ

Arjola Demiri, ka rrëfyer mes lotëve periudhën më të vështirë të jetës së saj. Aktorja tregoi se si vendosi që të divorcohej nga bashkëshorti pasi e kishte falur për 6 vjet me radhë tradhtinë, në një rrëfim që bëri të shpërthejnë në lot banorët dhe publiku.

“Ishte njohja ime në vitin 2005 me babain e fëmijëve. Ndryshoi Arjolën rrënjësisht, isha vetëm 21 vjeçe kur lindi Helga më 1 qershor. Gjatë shtatëzanisë vërejta një ndryshim drastik te ai, dhe nga shoqëria jonë e përbashkët marr vesh që babai i fëmijëve të mi kishte krijuar një lidhje. Është një ndjenjë që të rrëzon, ta thyen krenarinë dhe mbi të gjitha depresioni, duke qenë se nuk ndihesha mirë dhe në rehat me vetveten. Tradhëtia më dobësoi si person. Kam falur për plot 6 vjet me radhë tradhtinë.

Marr vendimin që të divorcohem. Vendos që të largohem nga shtëpia pa I treguar askujt asgjë. Kam udhëtuar rreth 18 orë pa ndalesë për të arritur në Suedi. Do të kërkoja azil. Ishte njëri më i vogël se sa tjetri, Helga ishte 6 vjeç, Rubini ishte 5 vjeç, dhe Alesia ishte një vjeç. Me tre fëmijë të vegjël, me pamundësi të mëdha, në një shtëpi ku në Suedi më vendosën të jetoj, qaja me orë të tëra në banjo sepse nuk doja të më shikonin duke qarë. Ka qenë një periudhë e vështirë, ku i kërkoja llogari Zotit, pse, çfarë kisha bërë për ta merituar këtë”, tregon Arjola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu