Zbuloi tradhëtinë e burrit me një vajzë të re, gruaja shqiptare bën të pamendueshmen

0

Tradhtia e burrit e ka bërë një grua shqiptare që të helmojë bashkëshortin dhe pastaj t’i lidhë kabllon në fyt. Ngjarja ka ndodhur në Cyrih, ku edhe jeton çifti. Bashkëshortët kanë tre fëmijë.

“Luljeta A. në prill të vitit 2018 në pijen e preferuar të burrit ka hedhur “Risperal dhe Temesta”. Burri bie në gjumë të thellë. Kur gruaja vëren në mengjes se burri është ende gjallë ajo rreth qafës i mbështjell kabllon elektrike, në ato momente zgjohet burri dhe përpiqet të shpëtojë. Nga zhurma zgjohen vajzat dhe e shpëtojnë babain e tyre”, thuhet në aktakuzë.

Ngjarja është nxitur për faktin se Arsim.A ka një dashnore shumë më të re në Kosovë. Luljeta. A (53) punonte si asistente e infermieres. Arsim A. ka disa prona në Kosovë me një vlerë totale prej 170 mijë francga zviceriane. Bashkëshortët kanë qenë të njohur për autoritetet edhe për mashtrime, prandaj prokurori ka bërë thirrje për dëbim nga Zvicra për të dytë, për burrin 10 vjet për gruan dëbim prej 15 vjetëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu