Zbuloni ngjyrën që do të dominojë këtë vjeshtë

0

Lehtë për t’u përshtatur dhe tepër e rafinuar. E verdha banane është ngjyra që do të dominojë  këtë vjeshtë. Ajo është bërë e njohur për sofistikimin dhe ka të gjithë potencialin për t’u bërë një nga ngjyrat kryesore të sezonit të ri.

E quajtur “banana milk” për shkak të ngjyrës që të kujton atë të pijes vegjetale me të njëjtin emër, kjo nuancë delikate është gati të pushtojë koleksionet e reja dhe të vendoset në mesin e nuancave të modës së vjeshtës 2023.

Ndryshe nga nuancat e tjera më të shndritshme, kjo nuancë e butë dhe e ëmbël është shumë e lehtë për t’u veshur dhe nuk ka asgjë për t’u pasur zili ndaj toneve të tjera neutrale që kanë pasur gjithmonë një vend të caktuar në garderobën tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu