Zgjat shumë pak aventura e Andri Shevçenkos në Itali, ish-sulmuesi kuq e zi gati për stolin e një kombëtareje

0

Aventura e Andri Shevçenkon te skuadra e Genoas nuk po shkon aspak si duhet. Në 9 ndeshje të zhvilluara në Serinë A, ukrainasi me ekipin e tij e tij nuk ka mundur dot që të fitojë asnjë sfidë, ku ka barazuar 3 dhe humbur 6. Për këtë arsye, ai është gati që të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat italiane teksa raportojnë se trajneri ukrainas është gati që të largohet nga skuadra nga Liguria dy muaj pas marrjes nga detyra.

Sipas mediave italiane ish-sulmuesi legjendar i Milanit është favoriti kryesor për tu ulur në stolin e Polonisë, ku aktualisht janë pa trajner pas largimit të Paulo Souzës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu