Zgjedhjet/ Begaj vijon konsultimet, partitë e vogla preferojnë 4 majin për të zhvilluar votimet parlamentare

0

Lulzim Basha hyri në mesditë në selinë e Presidencës, si përfaqësues i demokratëve euroatlantikë.

Edhe pse ende zyrtarisht  nuk ka parti, kreu i shtetit vendosi të ruajë traditën e të thërrasë çdo faktor politik, njësoj si veproi në zgjedhjet lokale me Sali Berisën,  i cili ende nuk e kishte marrë vulën e PD-së.

Në takim Basha diskutoi me kreun e shtetit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u fokusuar jo te data, por te standardet.

Data është atribut i presidentit. Standardet dhe procesi janë shqetësimi ynë. Për ne ka rëndësi që qytetarëve t’iu jepet mundësia t’i zgjedhin vetë deputetët dhe  jo tua parazgjedhin në dhomat korruptive të vendimmarrjeve të lojtarëve të vjetër të politikës”, tha Basha.

As Partia e Lirisë nuk propozoi një datë për zgjedhjet e ardhshme.

“Qëndrimi i PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi”, tha sekretari i Pl-së, Tedi Blushi.

Ndërkaq PSD e Tom Doshit me 3 deputetë propozoi datën 4 maj, dhe teë njëjtën datë mbështeti edhe Enkelejd Alibeaj, i cili së bashku me disa deputetë demokratë ka krijuar partinë “E djathta 1912.”

Të hënën Presidenti Bajram Begaj do të takohë Partisë Socialsiste, ndërkohë  që Partia Demokratike nuk do të shkojë në takim pasi beson se kreu i shtetit e ka caktuar datën e zgjedhjeve në bashkëpunim me mazhorancën socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu