Zgjedhjet e 14 Majit/ Meta: Opozita do fitojë në mënyrë dërrmuese. Dallimi më i fortë do jetë në Elbasan, Rilindja e shndërroi në qytetin më të kriminalizuar

0

“Dallimi më i fortë do jetë në Elbasan që falë Rilindjes u shndërrua në qytetin më të kriminalizuar të vendit”, theksoi Meta.

Deklarata e Ilir Metës:

Me çrrënjosjen përfundimtare të monizmit në nivelin vendor dhe të moniozmit si forma më e neveritshme e rikthimit të diktaturës së një pakice uzurpatore ndaj shumicës dërrmuese të qytetarëve me votën e tyre në 14 maj ne do japim nje model krejt tjetër e mbështetje shumë të madhe përmes bashkive ku opozita do fitojë në mënyrë dërrmuese dhe të mënyrës së drejtimit të këshillave bashkiake që nuk ekzistojnë por vetëm firmosin fap e fap.

Jo rastësisht kemi zgjedhur që në krye të listave të kemi sa më shumë figura personalitete intelektualë e pedagogë që do i japin tonin jo vetëm mbështetjes për arsimin në bashkitë e tyre e për të rinjtë e fëmijët por do tregojnë se ca dallim i madh ekziston kur pushtetin ia lë në dorë bandave dhe sa dallim është kur pushtetin ua jep intelektualëve.

Dallimi më i fortë do jetë në Elbasan që falë Rilindjes u shndërrua në qytetin më të kriminalizuar të vendit, Elbasani falë Rilindjes u shndërrua në qytetin e dytë më të varfër të Shqipërisë që ka potenciale të jetë të paktën një në 4 qytetet më të begata.
Një kandidat me cilësi të jashtëzakonshme si është profesori Luciano Boci.

Do e shohin qytetarët e Elbasanit dallimin në pak jave e pak muaj e do jetë dallim që do frymëzojë ndryshime të mëdha kudo.

Se duhet qe qendra e gravitetit të vendimmarrjes të spostohet drejt mendjeve më të ndritura të cdo komuniteti duke i dhënë fund përjashtimit e nëncmimit të intelektualëve.

Është kjo arrogancë e kësaj pakice të korruptuar deri në palcë që ka bërë që të kemi këto tregues katastrofik në gjithë drejtimet.

Vëmendja te arsimi sot është emergjente, është prioriteti i cdo prioritet e ne në rastin më trë apr që do vijmë në qeveri e sdo vijmë snhumë shpejt do diskutojmë ëpr arsimin e më pas ajo që mbetet do diskutohet për gjëra të tjera. Se impakti i arsimit është afatgjatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu