Zgjidhet kreu i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri do zëvendësojë Belind Këlliçin

0

Besart Xhaferri do të jetë kreu i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Xhaferi ka fituar me 5256 vota, përballë pesë kandidatëve të tjerë në garë.

Numri i madh i votave për të u pa që në daljet e rezultateve paraprake në qytete të ndryshme në vendit ku u mbajtën zgjedhjet për kreun e FRPD.

Renditja:

Besart Xhaferri – 5256 vota (Fituesi)
Mariglend Doçi – 1292 vota
Artjon Bajramaj – 528 vota
Barbara Doda – 452 vota
Alesia Balliu – 186 vota
Arnold Kariqi – 168 vota

Ai zëvendëson në këtë post Belind Këlliçin, ndërsa zgjedhje në këtë strukturë janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 teksa mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu