Zhduket 16-vjeçari në Tiranë, e ëma ngre alarmin në polici

0

Një 16-vjeçar rezulton i zhdukur në Tiranë. Ka qenë e ëma,  R. V., 44 vjeçe që ka denoncuar në polici zhdukjen adoleshentit.

16-vjeçari është larguar nga banesa që prej ditës së djeshme dhe nuk është kthyer më në banesë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.06.2022, shtetasja R. V., 44 vjeçe, ka kallëzuar se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi A. V., 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu