Zhvillohet sot protesta kundër Bashës e thirrur nga Berisha, çfarë pritet të ndodhë para selisë së PD-së

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot mbajtjen e një proteste para selisë së Partisë Demokratike kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Protesta është parashikuar që të nisë sot në orën 12:00.

Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që të mblidhen para selisë blu me premtimin se do të futen brenda për të zbatuar sipas tyre vendimin e delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe më pas të referendumit të 18 dhjetorit ku u votua shkarkimi i Bashës. Dje në një deklaratë për mediat Berisha u shpreh i bindur se dyrtë e PD-së do të jetë të hapura padyshim. Aktualisht në selinë e PD-së po bëhen punime për krijimin e disa ambienteve të reja, veprime që nga Grupi i Rithemelimit të PD-së është marrë si ‘bunkerizim’ i selisë.

Kujtojmë që prej shtatorit, kur ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes non-grata nga SHBA, ka nisur përplasja me kryetarin, Lulzim Basha. Mes palëve nuk kanë munguar akuzat dhe kundërakuzat, ndërsa dje Basha e bëri të qartë qëndrimin e tij se nuk do të kishte më bashkëpunim për asgjë me Berishën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu