Zjarr masiv në fshatin “Anton Poçi” të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë banesat

0

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në fshatin “Anton Poçi”, Gjirokastër.

Burime për media bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një zonë me shkurre shumë pranë fshatit dhe se flakët janë shumë agresive.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur me dhjetra forca policie si dhe 3 PMNZSH të Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës që po punojnë për shuarjen e flakëve. Situata është kritike pasi flakët po favorizohen nga erat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu