Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore pranë fshatit Krastë të Elbasanit, që vijon prej disa orësh.
Tashmë flakët janë përkeqësuar dhe po i afrohen banesave të fshatit.
Po ashtu flaket sjellin rrezik në autostradën Elbasan – Librazhd.
Zjarrfikësja ende nuk ka shkuar në vendgjarje.