Prej 3 ditësh një zjarri ka përfshirë masivet pyjore në zonën e Gjinarit, përkatësisht në fshatrat Zavalinë dhe Joronisht. Terreni malor ka bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.
Por përgjatë tre ditëve mësohet se zjarri ka djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët, duke u përhapur edhe në zonën e Gramshit. Flakët kanë prekur edhe njësinë Administrative Skëndërbegas në fshatin Ermenjë dhe malin Koshnicë.
Edhe në Gramsh ndërhyrja u realizua me pompa shpine, për shkak të terrenit të vështirë, por atje situata është vendosur nën kontroll.