Zjarr në Fier, shkrumbohet banesa 2 katëshe, shpëton nëna dhe fëmija

0

PATOS- Zjarri i madh i cili ka përfshirë ditën e sotme sipërfaqen të mëdha në Patos, ka shkrumbuar një banesë. Banesa dy katëshe e cila ndodhet në lagjen ’29 marsi’ është djegur e gjitha. Fatmirësisht, nëna me fëmijën kanë mundur të shpëtojnë.

Zjarri i madh nisi sot në kodrat e Margëlliçit në Patos. Flakët dogjën një sipërfaqe të madhe e cila është zonë e kultivuar me ullinj. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu