Zjarr në lagjen “Kala” të Elbasanit

0

Një banesë në lagjen muzeale “Kala” në Elbasan ka marrë zjarr. Shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga soba e cila ka qënë e ndezur. Në momentin e zjarrit në shtëpi ka pasur njerëz të cilët kanë lajmëruar menjëhere zjarrfikësen.

Ndërhyrja e kesaj të fundit ka qënë e menjëhershme duke e vendosur zjarrin nën kontroll. Fatmirësisht banesa ndodhet në fillim të rrugës Egnatia duke lejuar depërtimin e mjeteve të zjarrfikëses.

Kujtojme se në lagjen Kala në Elbasan është e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses për shkak të rrugicave të ngushta, por dhe ndërtimeve pa kriter të viteve të fundit. Afërsia me ndertesën tjetër e rrezikonte edhe këtë të fundit,por ndërhyrja në kohë minimizoi rrezikun.

Në vendngjarje mbërriti dhe policia. Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës u bë e mundur stakimi i energjisë elektrike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu