Një zjarr ka rënë në një faqe kodre mbrëmjen e së dielës në lagjen “Ujë i ftohtë” të Vlorës.
Sipas njoftimit të policisë në këtë zonë janë dy vatra zjarri të cilat kanë djegur bimësi dhe shkurre, ndërsa zjarrfikësit po e mbajnë nën monitorim.
Njoftimi i policisë Vlorë:
Më datë 20.03.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, ka rënë zjarr në një faqe kodre dhe si pasojë janë djegur bimësi shkurre.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe shëbimet e Rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.