Zjarr në tregun e rrobave në Fier, frikë dhe panik te banorët e zonës

0

Tregu ndodhet në mes të pallateve dhe një zone të banuar, gjë që ka bërë që të përhapet panik edhe tek qytetarët e tjerë të zonës.

Tregu i rrobave të përdorura është përfshirë nga flakët këtë mesditë. Mësohet se zjarri është aktivizuar fillimisht në pjesën e çatisë së tregut e më pas është përhapur në brendësi të tij.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por nga tymi nuk mundeshin që ta hapnin derën e tregut dhe e kanë thyer atë për të nxjerrë të gjithë qytetarët që ndodheshin brenda. Dëmet materiale janë të shumta, por nuk ka asnjë person të lënduar. Tregu ndodhet në mes të pallateve dhe një zone të banuar, gjë që ka bërë që të përhapet panik edhe tek qytetarët e tjerë të zonës.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 19.06.2022, rreth orës 14:35, në një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr. Nuk ka dëme në njerëz. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu