Zotërim armësh të ftohta dhe dhunë në familje/ Arrestohen 7 persona, mes tyre një 19 vjeçar (Detajet)

0

 

Gjatë 24 orëve 7 shtetas janë arrestuar në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

Specifikisht shtetasi M.I 19 vjeç është arrestuar pasi në kontrollin fizik që i është bërë nga forcat “Shqiponja” i është sekuestruar një armë e ftohtë e llojit ‘dorezë metalike’.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (bab e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrrin dhe krushku e tyre).

Ndërkohë janë arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë për shkelje të kodit të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Plotë

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. I., 19 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (bab e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrrin dhe krushku e tyre).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” i shtetasit H. L,. 62 vjeç, pasi në Valias i Ri, Kamëz, duke punuar në objektin në pronësi të këtij shtetasi ka rënë nga skela, punëtori shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

K. F., 25 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

D. S., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu