Zv/sekretari i NATO-s: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë

0

Geoana përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me emisarin special të BE’së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin, por thotë se KFOR’i është i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.

“Fola me Përfaqësuesin Special të BE’së, @MiroslavLajcak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin.@NATO_KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, serbët janë larguar nga institucionet e Republikës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu