Zyrtare, Kukësi nis spastrimet, largohet sulmuesi

0

Kukësi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me një lojtar. Klubi verilindor bën me dije se ka ndarë rrugët me sulmuesin Johnson Owusu. Owusu luajti 13 ndeshje me këtë skuadër dhe shënoi 1 gola. Më parë, 25-vjeçari ka luajtur për Zlin B, Maritimo U23 dhe Dreams.

“Johnson Owusu ka mbyllur bashkpunimin me FK Kukesin! FK Kukesi i uron Johnson suksese ne karrieren e tij!” – Shkruan klubi. Kukësi mbylli sezonin në vendin e shtatë me 45 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu