ZYRTARE/ Milani humbet lojtarin e parë me parametra zero për këtë vit

0

Sampdoria e ka transferuar mbrojtësin e Milanit, Andrea Conti, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje afatgjate.

Mbrojtësi i djathtë ishte në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Rossonerët, e cila do të skadonte në qershor.

27-vjeçari u transferua nga Atalanta në vitin 2017 për 24 milionë euro, mirëpo karriera e tij në San Siro u rrënua nga problemet e shpeshta me lëndime.

Në janar të vitit 2021, ai ishte huazuar te Parma, mirëpo as atje nuk arriti të kishte ndikim.

Këtë edicion, Conti ka regjistruar vetëm një paraqitje për Milanin duke luajtur 12 minuta në fitoren prej 3-1 ndaj Romës.

Sipas njoftimit të Calciomercato.com, kuqezinjtë do të marrin një çmim të vogël transerimi në rast se Sampdoria i shpëton rënies në Serie B.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu