Zyrtarët ukrainas raportuan të premten për sulme ruse në rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv në Ukrainën lindore, mes paralajmërimeve për një ofensivë të madhe ruse në ditët në vijim. CNN shkruan se kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk Pavlo Kyrylenko tha se situata në rajon po bëhet më e tensionuar. Granatimet, sulmet ajrore janë shtuar. Që nga dje në veri të rajonit të Donetskut në kufi me rajonin e Kharkiv-it, ka pasur përpjekje për përparim.
Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv, raportoi granatimet e zonave të banuara të Kharkiv. Ai tha se të paktën 34 persona u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë, dhe shtatë persona u vranë, duke përfshirë një foshnjë 7-muajshe. Granatimet në qytetin e Severodonetsk dëmtuan sistemin e furnizimit me ujë dhe shkatërruan dy depo ushqimore të premten, tha Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk.
“Rusët po godasin në mënyrë cinike infrastrukturën,” tha Haidai, duke shtuar se zjarri rus goditi qytetet Rubizhne dhe Kreminna si dhe Severodonetsk.