Zyrtari i lartë grek shtrohet me urgjencë në spital, mediat: Kaloi 10 ditë intensive

0

Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias është shtruar me urgjencë në spital pasi pësoi një atak kardiak.

Ai do të qëndrojë në njësinë e kujdesit intensiv për tre ditë, ndërsa sipas medieve greke duket se i ka shpëtuar rrezikut. Hardalias kishte pësuar një goditje në zemër edhe në të kaluarën.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, “Protothema” shkruan se Hardalias ishte në një intensitet shumë të lartë për shkak të zjarreve në vendin fqinj. “Pesë gjashtë ditët e fundit ai ndjeu dhimbje gjoksi, por nuk shkoi te mjeku” thuhet më tej në artikull.

“Më herët sot, ai ndjeu përsëri dhimbje dhe udhëzimi që kishte marrë në telefon ishte që të shkonte menjëherë në spital” shkruan “Protothema”.

Nikos Hardalias në vitin e fundit është bërë një figurë e njohur në vendin fqinj për shkak të daljeve për masat dhe përditësimin e shifrave të COVID-19, ndërsa së fundmi për situatën e zjarreve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu