Zyrtarja e bashkisë Lushnje i lutet gjyqtarit, ndërsa kolegia e saj shpërthen në lot: ‘Ju lutem se martohem në fund të korrikut’. Çfarë ndodhi sot gjatë seancës

0

“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”.

Ani Simoni ka kërkuar sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lehtësim të masës kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës.

Vendimin me lot në sy e priti zyrtarja Blerta Turku, e cila u shpreh para gjykatës: Pse duhet të mbetem unë në qeli? Turku është zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, ndërsa roli i saj në dosjen e abuzimit me tenderin, ende është i paqartë.

Arrest me burg

-Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë (i shkarkuar)
-Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
-Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
-Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
-Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie

-Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu