E rëndë! 26-vjeçari shqiptar vetëvaret në banjon e qelisë së burgut

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgun e Regina Coeli, në Romë të Italisë, ku një i burgosur shqiptar është gjetur i vetëvarur në banjon e qelisë.

Trupi i tij i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30.

Shqiptari u fut në banjë dhe u tha shokëve të qelisë të mos e shqetësonin.

Më pas ata nuk po merrnin asnjë reagim nga ai dhe kur kanë hapur derën, 26-vjeçari është gjetur i varur me çarçafë të lagur.

Mjekët e burgut shkuan me shpejtësi, por ndërhyrja e tyre nuk shmangi dot vdekjen e të riut shqiptar.

Ende nuk është bëri i ditur identiteti i tij.

Burimi: RomaToday | joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu