Vrau fqinjin pas sherrit për pronën, burg pa afat ish-ushtarakut

0

 

Gjykata ka lënë në burg pa afat ish-ushtarakun Fatmir Demiri, i cili në datë 26 gusht vrau fqinjin pas një debati për pronësinë. Pas debatit, 37-vjeçari qëlloi me grushte dhe sende të forta Dorian Latollarin 61-vjeç, që humbi jetën nga goditjet.

Ngjarja u raportua si aksidentale, rrëzim nga shkallët, por më pas u zbulua se i moshuari u vra nga ish-ushtaraku. 37-vjeçari nuk ka bëri rezistencë gjatë arrestimit dhe pranoi autorësinë duke thënë se me “Latollarin kisha konflikte të vjetra, ndaj e godita disa herë deri sa ndërroi jetë“.

Krimi ndodhi në rrugën ‘Haxhi Hysen Dalliu’ në Tiranë shumë pranë komisariatit numër tre dhe prokurorisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu